Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehaj si Ministër i FSK-së.
Ai, përmes profilit të tij në Facebook, ka shprehur falënderimin për ministrin Mehaj pas dhënies së dorëheqjes nga përgjegjësia e ministrit.
“I nderuar ministër Mehaj, faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.