Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Në këtë tryezë kanë marr pjesë ish-kryeministri i Kosovës Agim Ceku, ish-ministra të Sigurisë, ish-drejtor të Policisë së Kosovës, ekspert të çështjeve të sigurisë në vend si dhe deputet të Kuvendit të Kosovës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ndodhia e 24 shtatorit është sulm terrorist dhe se sponsor i këtij terrorizmi është Serbia.
“Një mundësi e mirë për një diskutim sa më të kujdesshëm që përputhet me situatën e sigurisë që është e ndjeshme. Unë kam tri momente që i kish prezantuar e para është ajo që ka ndodh me 24 shtator është terrorizëm, edhe po ashtu edhe Serbia në bazë të gjitha të gjeturave e kualifikimeve si sponsor i terrorizimit. Është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare të merr një pozicion të qartë që të ndëshkohet Serbia për sponsorizoi sulmin terrorist. Për këtë duhet një hetim ndërkombëtar. Pjesa tjetër është që Kosova nuk bënë asnjë herë me humb fokusimin nga obligimet e marra pra nga plani franko-gjerman. Nuk duhet me heq dorë nga qëllimi ynë i arritjes së paqes në Kosovë dhe rajon. I përgëzoj institucionet e vendit për punë ë që e kanë bërë në ditën kritike”, tha ai.
Në anën tjetër, Agim Ceku, ish-kryeministër i Kosovës, tha se sulmi që ka ndodhur me 24 shtator është sulm terrorist i mbështetur nga Serbia.
Po ashtu Sheremet Ahmeti ish-drejtor i Policisë së Kosovës, tha se në këtë rast është shumë e nevojshme mbështetja materiale e PK