16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Haradinaj: Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se GDP-ja është vlerësuar në 11 miliardë e 83 milionë euro këtë vit.

Nga këto, për mbrojtje janë ndarë mbi 207 milionë euro, teksa deri në vitin 2029, Haradinaj thotë se qeveria Kurti në largim parasheh 920 milionë euro buxhet për mbrojtje.

“Nëse i përmbahemi rregullit të ndarjes për mbrojtje 4% të GDP vjetore, atëherë për mbrojtje duhet ndarë këtë shumë nga buxheti: në vitin 2026 rreth 480 milionë euro, në vitin 2027 rreth 520 milionë euro, në vitin 2028 rreth 560 milionë euro dhe në vitin 2029 rreth 600 milionë euro” deklaroi Haradinaj.

Prandaj Haradinaj e parasheh nisjen sa më të hershme të prodhimit të municioneve dhe predhave.

“Po ashtu, të veprohet me urgjencë në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe Zjarrfikësve, për identifikimin e të gjitha podrumeve por edhe hapësirave tjera private për shndërrim të tyre në strehimore, që do të shërbenin në situata kritike të sigurisë” deklaroi Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

EDHE NJËHERË PËR SIGURINË

Sipas të dhënave nga buxheti i vitit 2025, GDP është vlerësuar në 11 miliardë e 83 milionë euro. Për vitin 2026 rreth 12 miliardë, për vitin 2027 rreth 13 miliardë dhe për vitin 2028 dhe për vitin 2029 nuk ka vlerësime, por sipas kësaj dinamike pritet të jetë rreth 14 miliardë në vitin 2028, përkatësisht 15 miliardë e 200 milionë në vitin 2029.

Sipas buxhetit për vitin 2025, për mbrojtje janë ndarë 207,8 milion euro ose 1.87% e GDP. Për vitin 2026 janë paraparë 212,7 milionë ose 1.77% e GDP, për vitin 2027 janë paraparë 218,8 milion euro ose 1.68% e GDP, për vitin 2028 sipas kësaj dinamike 238 milionë ose 1.7% dhe në vitin 2029, 250 milionë ose 1.7% e GDP.

Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029, Qeveria Kurti në largim parasheh 920 milionë euro buxhet për mbrojtje.

Nëse i përmbahemi rregullit të ndarjes për mbrojtje 4% të GDP vjetore, atëherë për mbrojtje duhet ndarë këtë shumë nga buxheti: në vitin 2026 rreth 480 milionë euro, në vitin 2027 rreth 520 milionë euro, në vitin 2028 rreth 560 milionë euro dhe në vitin 2029 rreth 600 milionë euro.

Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029 duhet ndarë 2 miliardë e 160 milionë euro.

Po ashtu, të veprohet me urgjencë në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe Zjarrfikësve, për identifikimin e të gjitha podrumeve por edhe hapësirave tjera private për shndërrim të tyre në strehimore, që do të shërbenin në situata kritike të sigurisë.

Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave.

Të ngjashme

Të fundit