Nga kompleksi “Adem Jashari”, Haradinaj, ka thënë se familjaJashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin.
“Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari. Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Epopeja e UÇK-së, si ngjarja më kulmore e historisë sonë kombëtare është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë.
Përulemi përjetësisht para veprës së familjes Jashari dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook”.