Haradinaj: Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, kujtoi komandantin legjendar Adem Jasharin, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut.

Ai thekson se familja Jashari çoi në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave.

“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së”, ka shkruar kreu i Aleancës në Facebook

Të ngjashme

Të fundit