Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe amerikanët dyshojnë në agjendën e shefit të qeverisë, Albin Kurti.
Duke folur për takimet e tij që i pati në SHBA, Haradinaj në emisionin Rubikon u shpreh se shqetësimi i amerikanëve është i madh për veprimet e Kurtit dhe qeverisë.
“Shqetësimi është i madh për veprimet e kryetarit të qeverisë, qeverisë tonë e deri tek dyshimi që kjo agjendë është kundër Kosovës, pra dyshim në agjendën e kryetarit të qeverisë, pra janë reale”.
“Ata thonë Kosova, flasin pra Kosova – se zakonisht shteti përfaqësohet përmes qeverisë së vetë, thonë se Kosova nuk është në linjë me Amerikën. Këtë e thonë me shqetësim”, tha Haradinaj.