Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Pacolli pas humbjes së jetës së tre anëtarëve të kësaj familje ku vetura e tyre ra në lumin Lepenc, pas një aksidenti në Maqedoninë Veriore.
Haradinaj ka thënë se është e rëndë të shohësh kur shuhen një familje.
“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën.Të mbijetuarit nga ky rast i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.