Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot e ka pritur në Gllogjan, kongresmenin Ritchie Torres.
“Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.
Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres.
Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=687856566039028&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz