Home Lajme Haradinaj e mirëpret në takim, por ia shpreh një shqetësim shefit të zyrës së BE-së në Kosovë

Haradinaj e mirëpret në takim, por ia shpreh një shqetësim shefit të zyrës së BE-së në Kosovë

0
Haradinaj e mirëpret në takim, por ia shpreh një shqetësim shefit të zyrës së BE-së në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin thotë se ka pasur “bashkëbisedim të frytshëm e miqësor”.

Haradinaj, në një postim në Facebook, tha se kanë folur për çështjet aktuale në vend. Kreu i AAK-së i ka shprehur shqetësimin për agjendën legjislative të Qeverise “e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=837763381048345&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version