Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dëmtimi apo prishja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kosova është në të mirë të Serbisë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se shteti serb nuk e sheh problematikë arrestimin e pjesëtarëve të bandave kriminale të saj, vetëm për ta vendosur Kosovën në pozitë të palakmueshme tek ndërkombëtarët.
“Sa herë që prishesh me Amerikën edhe sa herë që vazhdon me e prishë marrëdhënien me NATO-n dhe Amerikën, me misionet euroatlantike ti je duke i ndihmuar Vuçiqit dhe bandave kriminale”.
“Ti mundesh me e marrë ndonjë kriminel atje se me na ngi me patriotizëm, por ata kanë boll të tillë, ti japin edhe disa të tjerë vetëm për të të prishur ty edhe më shumë dhe për të nxjerrur në pozitë më të keqe, më armiqësore”.
“Serbia është në gjendje të investojë çfarëdo që ka edhe të të japë njerëz, ata janë në gjendje më të gjuajt në grep kriminel, vetëm e vetëm që të pasojë vala e re e ndëshkimeve për Kosovën, pra vala e re për sanksione”, ka thënë Haradinaj.