Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është totalisht e paaftë në promovimin dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës.
Në një prononcim për Gazetën Nacionale, Haradinaj ka thënë se e ka mbështetur kryeministrin Albin Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje.
Mirëpo Haradinaj ka deklaruar se nuk e mbështet eksperimentin e tij që po synon t’i realizojë pa partnerët ndërkombëtarë.
“Institucionet e sigurisë të afta për punën e tyre ligjore, por Qeveria totalisht e paaftë në promovimin dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Por, nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i realizojë pa partnerët ndërkombëtarë.” – ka thënë Haradinaj.