Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve për të dhuruar gjak. Derisa ka vizituar dhe dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët dhe të rënët për liri.
Ai para gazetarëve është shprehur se është në traditën e shqiptarëve solidariteti dhe përkrahja në momentet e vështira.
Postimi i plotë:
Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje.
Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë.
Bashkë me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ishim pjesë e aksionit të përhershëm “Dhuro gjak, shpëto jetë”!
Mirënjohje për punën e palodhshme të stafit mjekësor!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=773135450844472&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz