28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Haradinaj dhe ambasadori gjerman diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend

- Advertisement -

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.

Haradinaj ka bërë me dije se me ambasadorin gjerman ka biseduar për tejkalimin e bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrat e Aleancës ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jorn Rohde. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Të ngjashme

Të fundit