1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Haradinaj: Dështimin e KQZ-së e shfrytëzoi Serbia

- Advertisement -

Analistja politike, Meliza Haradinaj, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar me numërimin e votave.

Ajo tha se për herë të parë po njolloset një institucion që ka pasur kredibilitet të lartë, teksa tha se është e shqetësuar pasi nuk ka dështuar vetëm KQZ-ja.

“Asnjë nga partitë politike s’është e kënaqur me rezultatin që e kanë arritur, secila ka pasur objektiva të ndryshme nga ato që i kanë sot”.

“Secilës i konvenon polarizimi dhe konfuzioni që të mos i pranojnë rezultatet tani, tani këtu tregohet papërgjegjësia tek partitë politike”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Haradinaj tha se dështimin e KQZ-së e shfrytëzoi Serbia, ku e përmendi adresimin e Petar Petkoviqit ku kërkoi që të ruhet vota e Listës Serbe.

“Këtë dështim të KQZ-së e shfrytëzoi Serbia, ku Petkoviq doli në një konferencë dhe kërkoi nga ambasadori i BE-së që të ruhet vota e Listës Serbe, madje kësaj iu dha jehonë ndërkombëtare ku iu bashkuan mediat e Rusisë”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit