11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

Haradinaj ka thënë se në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se deklarata ishte një gur në themelet e lirisë.

“Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika. Mirënjohës e falënderues për kontributin atdhetar në të gjitha periudhat historike”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit