Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i habitur me mënyrën se si po e menaxhon seancën kryesuesi Avni Dehari.
“Ne kemi ardhur gjithmonë me shpresë se do të kemi një lëvizje nga ata që po e mbajnë peng sigutatën, nga zoti Kurti. I kemi ofruar edhe ndihmë për votat tona, pa asnjë kalkulim politik, për një kandidat përbashkues. E shihni se është një situatë shumë e rëndë me zotin Dehari, po e menaxhon shumë keq seancën. Është një lloj nervoze. Nuk e di se nga i buron ajo nervozë, ajo frikë se po ndodh ndonjë tragjedi nëse dikush e thotë ndonjë fjalë. Është një sjellje e habitshme, një panik i tillë, nuk e kuptoj pse”, tha Haradinaj, teksa shtoi se “jemi të shqetësuar me këtë gjendje”, tha Haradinaj.