22.8 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Haradinaj: Çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka theksuar se çlirimi i Kosovës përveç luftës vetëmohuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), erdhi edhe falë Amerikës dhe aleatëve te saj.

Këtë reagim Haradinaj e bëri pasi që në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin.

“Koha po e dëshmon të vërtetën e pamohueshme, çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës dhe aleatëve të saj që na sollën këtë ditë. Mirënjohje e përjetshme për të gjitha gratë dhe burrat e aleancave tona të përjetëshme në krye me SHBA, që shërbyen në Kosovë dhe për Kosovën. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “facebook”.

Të ngjashme

Të fundit