10.6 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Haradinaj bën nderime pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, ka bërë homazhe te Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në Prishtinë në kujtim të të rënëvë që nga lufta e parë botërore.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se “Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë.”

Shkrimi i tij:

Britania e Madhe dhe Commonëealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore. Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, sot vendosa kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë.

Ishim miq në kohë lufte dhe miqësia jonë vazhdon të jetë po aq e fortë edhe në kohë paqeje!

Të ngjashme

Të fundit