Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 62-vjetorin e tij të lindjes së tij.
“Në ditët e shënuara të bashkëluftëtarëve tonë, tash dëshmorë dhe heronj bashkohen bashkëluftëtarë dhe të gjitha ata që kanë mundësi në nderim”.
“Është traditë tani në ditëlindjen e komandantit, Zahir Pajaziti që është edhe themelues i UÇK-së një ndër bashkëluftëtarët më të zot të nderojmë për ditëlindjen e tij këtu pranë shtatores me porosinë që sakrifica për liri është e përjetshme dhe nderim ndaj atyre që kanë bë sakrificë po ashtu do të jetë i përjetshëm”.
Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.
Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.