![Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999-es do të mbahet mend gjatë Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999-es do të mbahet mend gjatë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/338722040_976522733482514_5079443512526208_n-1333x1000-1.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare, raporton Ekonomia Online.
Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.
Nga aty, Haradinaj tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre.
“Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundlsi me marrë asgjë me vete por vetëm me shpëtu jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajtë me javë të tëra pra burra, gra e fëmijë e pleqë dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”, tha Haradinaj.