18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Haradinaj: Barra mbi këtë gjendje të arsimit që gjendemi sot, rëndon mbi njerëzit që janë në pushtet

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke thënë se 1 shtatori, që në kushte normale do të duhej të ishte ditë feste për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, sot nuk është gjë tjetër veçse një ditë e zakonshme që shënon nisjen e një viti të vështirë për arsimin në vend.

Ai kujtoi kontributin historik të mësuesve, të cilët sipas tij bartën mbi supe barrën kombëtare dhe sfiduan regjimin e Millosheviqit pa asnjë shpërblim, ndërsa sot përballen me paga që nuk e pasqyrojnë dinjitetin e profesionit të tyre.

Haradinaj ngriti shqetësime edhe për problemet që po i përcjellin nxënësit e prindërit, duke theksuar mungesën e teksteve shkollore, kushtet e rënda të mësimit dhe pamundësinë e shumë familjeve për të siguruar librat me subvencionin prej 80 euro.

Postimi:

Në etapa të ndryshme të historisë sonë, mësimdhënësit bartën mbi supe barrën e madhe kombëtare; ngritjen e brezave dhe sfidën per çlirimin e Kosovës. Ata sfiduan regjimin famëkeq të Millosheviqit pa asnjë kompensim, ndërsa sot në një situatë normale, 1 shtatori do duhej të ishte ditë feste për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor.

Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor, madje edhe me pamundësinë për t’i siguruar librat me mjetet e dedikuara për subvencionim në shumë prej 80 euro.

Barra mbi këtë gjendje që gjendemi sot rëndon mbi njerëzit që jane në pushtet tash e sa vjet e nuk lanë gjë pa bërë, përpos trajtimit me respekt e paga të dinjitetshme për mësimdhënësit, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, i shpallën armiqësore.

Të vetëdijshëm se nuk e keni aspak të lehtë, ju uroj më të mirat juve mësues, nxënës e prindër, që të keni forcë e kurajë ta përballoni një vit aspak të lehtë shkollor.

Të ngjashme

Të fundit