-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Haradinaj: Avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë fjalën e tij në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se plagët e popullit të Kosovës janë të thella.

Sipas tij avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës.

“Të thella janë plagët e popullit të Kosovës, ato nuk harrohen asnjëherë!

Në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të reflektojmë si institucione por edhe si shoqëri për ngritjen e vetëdijes për një angazhim më të madh, që personat me plagë të luftës ta fitojnë të drejtën e tyre – trajtimin dhe pozicionin e dinjitetshëm në shoqëri, por njëkohësisht që asnjëherë të mos ndihen vetëm në betejën për drejtësinë, të cilën ende nuk e kanë parë.

Avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës!”, shkruan ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit