6.5 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Haradinaj: Ata që po hartojnë skenarë të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth sulmit ndaj dy të rinjve dje në Shtërpcë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata që po hartojnë skenarë për destabilizim të vendit do të përfundojnë të turpëruar.

“Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet. Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk janë pak, do të përfundojnë me turp”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tha se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri-tjetrit e në paqe dhe për këtë, sipas tij, është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku janë.

“Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu. Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit