25.2 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Haradinaj: As Dimali, as Albini e as Donika s’mundet me kthy Jugosllavinë

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinajn ka deklaruar se lufta e tij nuk ishte për të bërë emër, por për ta larguar Serbinë dhe se tendecat për njollosje të vlerave të UÇK’së nuk do të kenë sukses.

Ai në ‘Reel Talk’ nga Periskopi të dielën u shpreh se Jugosllavinë nuk mundet me rikthy as Basha, as Kurti e as Gërvalla siç konsidereon se është motivi i zhvillimeve dhe qëndrimeve të fundit.

“Unë nuk kam bë luftë për me bë emër, unë kam bë luftë për me heq Serbinë prej këtuhi. Ai qëllim është arrit. Atë qëllim nuk mundet me rikthy dikush pas, as Dimal Basha, as Albin Kurti e as Donika, as kërkush hiç. Nuk munden me kthy Jugosllavinë në Kosovë. U shku Jugosllavia. Dhe kërkush i UCK’së nuk mundet mu ndi keq në këto rrethana”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit