Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në ndertesën e qeverisë.
Aty është pritur nga kryeministri Albin Kurti me të cilin do të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për dialogun.
Nga opozita është i vetmi Haradinaj që ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti.
Dje LDK dhe PDK refuzuan ftesën.