18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Haradinaj: Albin Kurti iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK

- Advertisement -

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon Kosova.

Ai në Blic Interview ka thënë se ardhja në pushtet e VV-së është e lidhur ngushtë me emrin e Vjosa Osmanit, por për momentin, gjendja politike është shumë e ndërlikuar dhe zgjedhja e presidentit do të jetë një sfidë e madhe për vendin.

“Ardhja në pushtet e VV’së lidhet me emrin e Vjosa Osmanit, e kuptoj fare mirë që tash pozicioni i ri politik është ky që është, Kosova do ta ketë shumë problem zgjedhjen e presidentit,” tha Haradinaj, duke paralajmëruar se do të jetë shumë e vështirë për Kuvendin të arrijë një zgjidhje të pranueshme.

Haradinaj tutje theksoi se VV-ja janë duke u bërë përpjekje për të kontrabanduar deputetë nga partitë e tjera, një situatë që sipas tij është e pazakontë dhe shqetësuese.

“Në këtë situatë që jemi, asnjë deputet i parlamentit të Kosovës nuk e dinë se si do të dilet nga kjo situatë. Unë e di që janë duke u munduar të kontrabandojnë deputetë të partive tjera,” shtoi ai.

“Folet edhe nëpër Kuvend, disa kanë qenë edhe publike në media. Pra bëhet fjalë për PDK-në dhe LDK-në, por duke i njohur të dyja, nuk besoj që do të kenë problem në këtë drejtim,” tha Haradinaj.

Në fund, Haradinaj nuk ka hezituar të kritikoje as Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku sipas tij, ky i fundit po i nënshtrohet partive të komuniteteve jo serbe.

“Më vjen me keq që ta them, por 99% të kritikave që Kurti i ka pasë në të kaluarën, ky është edhe më poshtë në sjelljet e tij. Unë jam çudit, por është e palogjikshme se si ka mbërri situata e Kurtit t’i nënshtrohet kaq shumë një komuniteti joserb,” përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit