2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Haradinaj akuzon Kurtiin për injorimin e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se kryeministri aktual po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj.

Haradinaj ka kritikuar faktin se Kurti ka thënë se i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, por ka dilema në atë të Kosovës.

“Albin Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një gjykate kushtetuese të shtetit fqinj. Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve, e Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese. Të ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë, por edhe kudo tjetër o kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit