Haradinaj: AAK rinis procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm mbahet më 24 maj

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës sot ka mbajtur mbledhjen e 180-të, në të cilën ka vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars 2026.

Konform vendimit të datës 12 shkurt 2026, procesi i brendshëm zgjedhor rifillon më 27 mars 2026 dhe përfundon më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.

Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës.

Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin.

 

Të ngjashme

Të fundit