Opinionistja, Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës.
Ajo tha se AAK-ja nuk do ta kalonte pragun po të mos e bënte këtë koalicion me Nismën.
“Edhe z.Haradinaj i bën mirë që Nisma është shkëputur, sepse edhe koalicioni me Nismën ishte Ad-hoc, disi luftë për mbijetesë, për të kaluar pragun”.
“Po të mos bëhej Aleanca me Nismën, nuk do e kalonte pragun dhe kjo është evidente. Prandaj, edhe Aleanca do të duhet t’i marrë mësimet që të fillojë reformimin e mirëfilltë dhe të mos luftojë më për prag”, u shpreh Haradinaj.