24.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Haradinaj: AAK garon për ta fituar Malishevën

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti garon për ta fituar Malishevën në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka thënë se kandidati i tyre, Enver Hoti i shërbeu atdheut deri në çlirim dhe më pas në shtetndërtim.

“Ai është njeriu që ka punuar gjithmonë me nder dhe përkushtim, kudo që ka qenë pjesë e institucioneve. Ofertën tonë e fuqizon lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Malishevës. Të gjithë këta djem e vajza, burra e gra, janë njerëz me përvojë, me kualifikime të larta dhe me integritet. Kjo e bën Aleancën alternativë të vetme në këto zgjedhje. Me Enver Hotin, Malisheva fiton një qeverisje që garanton zhvillim dhe mirëqenie, Dritë për gjithë qytetarët e saj, pa dallim”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit