Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka organizuar një diskutim me Demokracinë Konservatore, ku kanë diskutuar për rolin e familjes.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se e mbështet vlerat e larta si “Zoti, Atdheu, Shteti, Familja, Prona”.
“Gjatë fjalës sime theksova që Aleanca është parti atdhetare e vlerave të lirisë dhe demokracisë, që e mbështet besimin dhe orientimin e saj në vlera të larta, të shenjta dhe të paprekshme: Zotin, Atdheun, Shtetin, Familjen dhe Pronën. Këto vlera janë ngushtë të lidhura mes vete, më së miri e thënë nga rilindasi i madh Sami Frashëri: “Dashuria për Atdheun, lind nga dashuria për familjen”.” – shkroi ai.