Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme të japë mbështetjen për një kandidat unifikues të Vetëvendosjes për postin e kryetarit të Kuvendit, nëse ai përfaqëson unitet dhe është i pranueshëm për spektrin politik.
Haradinaj përmendi tri figura të mundshme që mund të marrin pesë votat e AAK-së: Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.
“Jemi në gjendje me e votu një kandidat në VV që është unifiikues. Kemi thënë se e votojmë Glauk Konjufcën, por edhe ndonjë tjetër. Jemi të varur nga Vetëvendosja”, ka thënë Haradinaj.
“Është e frikshme një qasje kaq indiferente. Q s’e gjejnë një kandidate që mbledh vota. Unë e them para qytetarëve të Kosovës, kemi dhanë Sarandën, Shqipen, dhe Glauk Konjufcën. Le ta nxjerrin njërin nga këta, i kanë pesë votat tona”, ka deklaruar Haradinaj në FRONTAL të T7.