15.5 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Haradinaj: 36 vjet më parë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u mbuluan me lavdi të përjetshme

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 36-vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Afrimi dhe Fahriu u mbuluan me lavdi të përjetshme, duke e mbrojtur me guxim të palëkundur idealin për lirinë e atdheut.

“Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme 36 vjet më parë, duke e mbrojtur me guxim të palëkundur idealin për lirinë e atdheut. Me veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare. Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit