Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga OVL-UÇK-ja për ndër të 28 Nëntorit.
Në një postim në Facebook, ai tha se sot e pati nderin t’u urojë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së festën e 28 Nëntorit.
Haradinaj i përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.
“Kjo festë, e cila bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet, sot është e zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Hagë”.
“Uroj që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë në atdhe, pranë familjarëve e bashkëluftëtarëve”, ka thënë Haradinaj.






