Home Zgjedhjet 2025 Haradinaj: 150 milionë euro grante vjetore pa kthim për bizneset e reja

Haradinaj: 150 milionë euro grante vjetore pa kthim për bizneset e reja

0

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot në Prizren planin ekonomik që parasheh ndarjen e 150 milionë eurove në vit si grante pa kthim për bizneset e reja.

“Programi ynë për Kosovën garanton rritje ekonomike deri në 7%, me pagë mesatare mbi 1000 euro,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se plani përfshin edhe një miliard euro për bizneset prodhuese dhe trefishimin e subvencioneve në bujqësi.

Lideri i Kosovës Fituese premtoi gjithashtu uljen e çmimit të energjisë për 20%, duke synuar t’i japë fund dominimit të grupeve të caktuara në sektorin energjetik.

Sipas tij, këto masa do të ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve të reja.

May be an image of text

Exit mobile version