-0.2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Haradianj nderon trashëgimin e rapsodëve Sali, Feriz e Ali Krasniqi

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka nderuar trashëgimin e rapsodëve të njohur Sali, Feriz e Ali Krasniqi.

Në oden e tyre, ai sot ka ndarë mirënjohje post-mortem për këta rapsod të folklorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se AAK-ja është krah trashëgimisë.

““Oooo, moj Kosovë, lum na për ty…” Kush nuk e ka këndu këtë këngë, kush nuk e ka ndje në shpirt? Rapsodët e njohur Sali Bajrami, Feriz e Ali Krasniqi, përmes zërave të tyre të paharrueshëm dhe këngëve të mrekullueshme, na mbushën zemrat për dekada. Sot patëm nderin të mikpritemi në odën e tyre, ku muzika dhe shpirti i tyre ende tingëllojnë. Stili i tyre? I pazëvendësueshëm. Vlera e tyre? E përjetshme. Të dy këta mjeshtra të melosit shqiptar përfaqësojnë gjithë vlerën artistike. Atje ndamë mirënjohje post-mortem për shpirtat që ende na frymëzojnë, sepse veprimtaria e tyre nuk harrohet kurrë. Aleanca, krah trashëgimisë!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit