Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do takohet nesër me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Beograd.
Sipas njoftimit të B92, Vuçiq do takohet me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.
Takimi i tyre vie, në vazhdën e raportimeve se Qeveria e Kosovës, planifikon hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, vendim të cilin po e kundërshtojnë hapur serbët veriorë.
Po ashtu takimi vie pak ditë pas mbajtjes së protestave të shqiptarëve në Luginë mbi kërkesën të ndalohet pasivizimi i adresave dhe të kryhen obligimet nga shteti serb për shqiptarët me marrëveshjet e mëhershme.
Takimi i tyre është paraparë të mbahet në ora 10.00.