Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përgatitjet për hapjen e urës së Ibrit, të cilat i konsideron si veprime të rrezikshme pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë.
“Mendoj që këto deklarata i shërbejnë konsumit paraelektoral në raport me publikun. Hapja e urës pa një konsultim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë do të përkeqësonte situatën jo vetëm në veri, por edhe në raport me aleatët tanë kryesorë”, ka thënë Cana në emisionin “FIVE”.
Ai ka theksuar se në një kohë kur kryeministri Kurti është nën sanksione nga BE-ja dhe ShBA-ja, ky veprim mund të çojë në tensione të reja, duke rrezikuar stabilitetin në vend.
“Kryeministri nuk po e njeh presionin ndërkombëtar,” ka shtuar Cana, duke vënë në dukje se mungesa e koordinimit mund të ketë pasoja serioze për Kosovën.
Ish-ambasadori Cana ka thënë se kryeministri Kurti vepron kryesisht me vendime populiste.