4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Hapja e urës, Hasani: Çdo punë e mirë bëhet duke u dakorduar me ata që e duan Kosovën

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë me dije se Kosova është prioritet i politikes së jashtme shqiptare.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, ai ka bërë me dije se këtë çështje Kosova duhet ta diskutojë me aleatët e saj që e duan.

Në mesin e aleatëve që e duan shumë Kosovën, ka thënë ai, është edhe Shqipëria.

“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet t’i diskutojnë së pari me ata që i duan shumë. T’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot, dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u dakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”, ka thënë Hasani, në një konferencë për media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit