16.8 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Hapja e hapësirës ajrore me Shqipërinë, Rohde: Përgatituni për fluturime më të shkurtëra për 20 minuta

- Advertisement -

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Rohde ka thënë se hapja e këtyre korridoreve do të shkurtojë fluturimet drejt destinacioneve në Evropë për 20 minuta.

Ai e ka quajtur këtë sukses të përbashkët, derisa ka thënë se kjo është bërë falë punës së përfaqësuesve të Kosovës dhe miqve e partnerëve të Kosovës, siç janë Austria, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përgatituni për 20 minuta fluturime më të shkurtra drejt destinacioneve ! Festojmë    hapjen e hapësirës ajrore ndërmjet Kosoves dhe Shqiperise për fluturime komerciale sot! Një sukses i përbashkët💪 falë punës së palodhur të përfaqësuesve së Kosovës, miqve dhe partnerëve, Austrisë, Zvicrës dhe ShBA’së. Faleminderit për përpjekjet e përbashkëta gjatë 15 muajve të fundit!🌍✈️”, ka shkruar Rohde.

 

Të ngjashme

Të fundit