Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi është hapur.
Tash është bërë e ditur se mund të vazhdojë qarkullimi.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar të Malit të Zi, kemi marrë informacion se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.” – thuhet në postimin e tyre në Facebook.






