-5.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Hapet rast për sulmin ndaj Valon Sylës, Prokuroria jep detaje

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit të sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton lidhur me rastin e gazetarit V.S., i cili ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik nga tre persona, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Policinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit