E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Al Nassr është vënë seriozisht në pikëpyetje.
Ylli portugez po kalon momente tensioni në Arabinë Saudite, pas përplasjeve me drejtuesit e klubit dhe mungesës së tij në ndeshjen e fundit, një sinjal i qartë pakënaqësie.
Sipas mediave ndërkombëtare, kjo situatë ka hapur skenarin e një largimi të mundshëm, ndërsa në prapaskenë ka nisur të përmendet ideja e një rikthimi te Sporting Lisbona, klubi ku Ronaldo nisi karrierën e tij profesionale.
Një kthim i tillë do të kishte peshë të madhe emocionale dhe sportive, duke shënuar mbylljen simbolike të një kariere legjendare. Për momentin, gjithçka mbetet e hapur dhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos po hyn në një fazë vendimtare.






