7.1 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë -Ferizaj, Policia: Lëvizja zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga nacionale Prishtinë -Ferizaj.

Segmenti prej rrethit të Marigonës deri të Prishtina Mall ishte bllokuar gjatë fundjavës për shkak të reshjeve të shiut.

“Njoftojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj dhe anasjelltas, përfshirë aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor. Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit. Ftojmë të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.”

Të ngjashme

Të fundit