Për të dymbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Në njoftim thuhet se ndër të tjera do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.
Kurse pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134./teve1.info./