Nga sot (1 tetor) është hapur linnja e parë ajrore direkte mes Prishtinës dhe qytetit të shenjtë Xhide në Arabinë Saudite.
Kjo për herë të parë në këtë drejtim.
Kjo linjë ajrore pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet për qëllime fetare, turistike, kulturore dhe të biznesit.
Fluturimet do të udhëtojnë tri herë në javë, duke përfshirë ditën e mërkure, të premten, të dielën.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe diplomacisë kosovare. Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vlerësoi lart këtë arritje:
“Ky është një kapitull i ri në raportet mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, por edhe një tjetër sukses në zhvillimin e transportit ajror. Një falënderim i veçantë për Autoritetin e Aviacionit Civil, menaxhmentin e aeroportit dhe ambasadorin e Kosovës në Arabinë Saudite, z. Lulzim Mjeku, të cilët bënë të mundur realizimin e kësaj linje. Po ashtu, falë kompanisë FlyNas që besoi në kapacitetet tona.”
Aeroporti “Adem Jashari” vazhdon kështu të rrisë gamën e destinacioneve ndërkombëtare, duke e vendosur Kosovën edhe më fuqishëm në hartën globale të transportit ajror.