Sophie Rain është një nga yjet më të njohura të platformës “Onlyfans”, e cila përpara disa ditësh deklaroi dhe shumën marramendëse që fitoi brenda një viti.
Ajo ka treguar me anë të një postimi se ka fituar më shumë se 43 milionë dollarë, duke ia kaluar dhe yjeve më të mëdhenj të sportit.
Por çudirat nuk kanë fund në rrjet, teksa fansat e saj mendojnë se ajo duhet të fitojë të paktën 100 milionë dollarë.
Kështu, një prej tyre ka vendosur që të hapë një “GoFundMe” për ta “ndihmuar” Rain me 57 milionë dollarë të tjera ekstra, në mënyrë që ajo të arrijë ëndrrën e saj.
Jo vetëm kaq, por deri më tani janë mbledhur më shumë se 12 mijë dollarë, me vetë Rain që zgjodhi ta postonte këtë gjë, duke shkruar: “Kjo është çmenduri”.
Platforma e diskutueshme “OnlyFans” është bërë sinonim i përmbajtjes në internet për të rritur, duke ndihmuar yjet dhe modelet të fitojnë miliona dollarë me kontente pornografike. Ajo ka tërhequr gjithashtu njerëz të famshëm si Bella Thorne ose Katie Price .
Krijuesit e përmbajtjes paguajnë tarifa mujore për qasje në foto, video dhe më shumë, me Sophie që thuhet se është në përqindjen më të lartë të fituesve.