20.5 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Hapet gjykimi ndaj një lojtari të Real Madridit dhe tre ish-futbollistëve për shpërndarje të videove intime pa leje

- Advertisement -

Gjykatësi hap një gjyq kundër Raul Asencios dhe tre ish-lojtarëve të tjerë për shpërndarjen e videove seksuale.

San Bartolome de Tirajana (Gran Canaria), gjykata numër 3 e këtij qyteti ka vendosur të hapë gjykimin penal ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Raul Asencio, dhe tre ish-lojtarëve të ekipeve zinxhir të klubit madrilen.

Ferran Ruiz, Juan Rodriguez dhe Andres Garcia, janë të akuzuar për shpërndarje të videove me përmbajtje seksuale pa pëlqimin e të përfshirave, prej të cilave njëra është e mitur.

Sipas njoftimit zyrtar nga gjykata e lartë e drejtësisë së Ishujve Kanarie (TSJC), ndaj Ferran Ruiz, Juan Rodriguez dhe Andres Garcia është vendosur një masë sigurie në formën e një garancie prej 20.000 eurosh për secilin.

Ndërkohë, ndaj Raul Asencio është vendosur një shumë garancie prej 15.000 eurosh.

Dallimi në shumën e garancive buron nga fakti se tre të parët jo vetëm dyshohen se kanë shpërndarë videot, por edhe se janë autorët e xhirimeve, të cilat janë bërë pa pëlqimin e viktimave.

Çështja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe pritet të pasohet nga zhvillime të mëtejshme gjyqësore në javët në vijim. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit