9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hapet ‘City Grill’ në Skenderaj, një nga restorantet më të mira në vend (Foto)

- Advertisement -

Në një ceremoni të organizuar, sot është bërë hapja e City Grillit në Skenderaj, ku në prerje të shiritit përurues kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe pronari i restorantit në fjalë, ndërsa në mesin e të ftuarve ishte edhe nënkryetari Sami Lushtaku.

Kryetari Nura, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se:

“Dëshmia më e mirë e krijimit të një ambienti të favorshëm të të bërit biznes, është edhe hapja e City Grillit në Skenderaj, një emër i njohur i fushës së gastronomisë, që i shtohet listës së kuzhinave me ushqimin e shijshëm dhe shërbimin profesional, që nisi sot t’i shërbejë edhe klientelës së qytetit tonë, me armatën e të punësuarve prej 50 personave, si për t’i dhënë një shtytje të vogël zhvillimit ekonomik, dhe krahas kësaj, duke përfituar edhe nga lehtësirat që ofron Komuna e Skenderajt ndaj të bërit biznes. Gëzuar!”.

Dëshmia më e mirë e krijimit të një ambienti të favorshëm të të bërit biznes, është edhe hapja e City Grillit në…

Posted by Fadil Nura on Tuesday, July 12, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit