Është hapur që nga sot aplikimi për fëmijët e lindur që nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ku edhe ka publikuar vegezën ku mund të aplikojnë prindërit apo kujdestarët.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë. Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.